Wikipedia:Kuvendi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search


Administrata[redakto tekstin burimor]

Mirësevini Ankesa Rregullat Kuvendi Promovimi Ambasada Anëtarët GNU PyetjePergjigje Përshtypjet Robotët (Bots) Rregullat e votimit

Ndihmë[redakto tekstin burimor]

Kërkimi Të drejta autori Pasqyra Redaktimi Artikulli Livadhi Fillestarëve Antarëve Kategorive

Pema e kategorisë[redakto tekstin burimor]

Klikoni mbi shenjën "+" për të parë të gjitha kategoritë:

Wikipedia:Artikujt që secila Wikipedia duhet t'i ketë[redakto tekstin burimor]

Propozim per shkruarjen e tgjitha artikujve ne kete liste.Eshte turp kombtar mos i kemi sipas mendimit tim.Dhe do ju kisha lutur qe ta mbyllim sa me shpejt.Lista eshte e kompletuar sipas meta-s dhe propabiliteti per ndonje lidhje te ngatruar thuajse eshte zero.Neve na mbeten qe ta shkruajm njerin nga artikujt dhe ta fshime lidhjen nga meta.Pune te mbare dhe faleminderit paraprakisht per kontributin. Tiimiii (diskutimet) 4 mars 2018 03:08 (CET)

Galicia 15 - 15 Challenge[redakto tekstin burimor]

Mapa de Galiza con bandeira.svg

Wikipedia:Galicia 15 - 15 Challenge is a public writing competition which will improve improve and translate this list of 15 really important articles into as many languages as possible. Everybody can help in any language to collaborate on writing and/or translating articles related to Galicia. To participate you just need to sign up here. Thank you very much.--Breogan2008 (diskutimet) 12 mars 2018 15:36 (CET)

Formulari per citime[redakto tekstin burimor]

Visual Editor ka potencial per t'i ndihmuar redaktoret e rinj por puna ngece te mungesa e formularit (magjistarit per citime) i cili te kerkon ta besh manualisht. Ne editorin klasik mund ta mbushesh nje formular per te krijuar reference, ndersa ne ate vizual dicka e ngjajshme mungon. E shoh qe anglishtja e ka. A mund ta bejme edhe ne? Faleminderit! --Arianit (diskutimet) 28 mars 2018 21:52 (CEST)

Code4Culture Hackathon Korça[redakto tekstin burimor]

Anëtarë të Wikimedia Community User Group Albania do të organizojnë këtë fundjavë Code4Culture Hackathon i cili do të zhvillohet në qytetin e Korçës. Ky është një nga aktivitetet e para me këtë tematikë që planifikohen të zhvillohen në Shqipëri, dhe vjen në bashkëpunim të ngushtë me Muzeun Arkeologjik të Korçës, një nga institucionet GLAM që u bashkuan për organizimin e aktivitetit. Përditësimet e mëtejshme do të bëhen në faqen e Usergrupit. -- Silva (diskutimet) 28 prill 2018 00:04 (CEST)

AdvancedSearch[redakto tekstin burimor]

Birgit Müller (WMDE) 7 maj 2018 16:53 (CEST)

Pa titull!!![redakto tekstin burimor]

Desha te pyes mundesisht për nje kang folklorike te kënduar ne radio Kuksi ne vitin 1971 ,kushtuar nipave tane nga gjurgjeviku i madh Rexh dhe Zeqir Isufi pasi qe na kishte ndihmu shum me rrespekte sejdi smajli gjakovë.—Komenti i mëparshëm i pa firmosur ishte shtuar nga 82.114.78.66 (diskutimiredaktime).

Veshtire te gjejme se c'transmetonte Radio Kukesi ne 1971, pasi nuk besoj qe Radio Kukesi vete t'i kete dokumentet e cfare ka transmetuar. --1l2l3k (diskutimet) 14 maj 2018 16:40 (CEST)

Cinephile-al: Kërkesë për përjashtim / Votim[redakto tekstin burimor]

Ky diskutim është mbyllur, rezultati ishte Symbol support vote.svg PËR Cinephile përjashtohet nga sqwiki. Mbyllje pas votimit. 4 pro, asnjë kundër. Votimi zgjati 1 muaj dhe nuk mund të presi pafundësisht rezultatet e checkuser-it në Meta, i cili po vonohet për shkak të trolling që bëri atje përdoruesi Udha. --1l2l3k (diskutimet) 14 qershor 2018 15:00 (CEST)

Të nderuar kolegë wikipedianë, kërkoj përjashtim të përhershëm ("ban") nga sqwiki për përdoruesin @Cinephile-al:. Cinephile-al thotë që është familjar i zotit Misto Treska (1914-1993). Zoti Treska ishte komisar politik i Brigadës XX në luftën partizane, dhe më vonë ambasador në Paris gjatë periudhës komuniste. Cinephile-al ka kryer veprimet e mëposhtme nëpërmjet llogarive dhe sock-eve te tij (nofka dhe IP).

  1. Në fillim Cinephile-al filloi thjesht me heqje të vazhdueshme të materialeve të referencuara te artikulli Misto Treska (shembull [1])
  2. Kur e pa që kjo s'kishte fajde, pasi editorë të tjerë i rifusnin këto paragrafe të referencuara, ai filloi të përdorte fjalor komplet të papranueshëm, në mënyre të vazhdueshme, fjalë të pista e kërcenime personale me gjyqe kur materiali që lufton është komplet i mirëreferencuar ([2], [3]).
  3. Gjithashtu filloi të thoshte emrin në jetën reale të një editori duke shkuar kunder WP:OUTING, rregull i wikipedias për të mos thënë emrat e redaktorëve që përdorin nofka, pra theu privatësine e tyre. Nuk dua ta sjell atë link këtu për arësye që mirëkuptohen, pra nuk dua të bëj të njëjtin gabim.
  4. Duke mos mjaftuar të mësipërmet, përdori sock, duke i shpëtuar bllokut që kishte, dhe duke filluar të editonte me nick-un Arkivisti dhe pastaj e pranoi kur unë e raportova në Meta. Gjithashtu sock-u si SnSlol. Për një listë (jo ende komplete) të sock-eve, shihni këtu.
  5. Kur e pa që edhe kjo nuk funksiononte, filloi prapë të bëjë socking me IP duke share në mënyrë të pisët e të papranueshme editorë të tjerë që "guxonin" të fusnin material të referencuar te artikulli [4] dhe [5]
  6. Së fundi, Cinephile-al vazhdoi të editonte në këtë artikull si IP duke thyer WP:COI edhe pse u paralajmërua që nuk mund të editonte te artikulli pasi kjo përbënte konflikt interesi, meqë është familjar i subjektit.

Të mësipërmet janë vetëm disa shembuj të sjelljes komplet të papranueshme të këtij editori. Ka të tjera, po këto duhet të jenë të mjaftueshme për këtë raport që po bëj, për ta përjashtuar me vendim komuniteti. Sjellja e tij arrogante dhe fyese është komplet e papranueshme, për më tepër që nuk ka asnjë të drejtë nga ana e materialit që po lufton të hiqet nga wiki. Tani ai është i bllokuar për një muaj, po ai vazhdon e editojë me sock-e dhe IP që qartësisht i kontrollon vetë. Kërkoj votën e komunitetit që ky përdorues të përjashtohet përgjithmonë si vandal dhe si shkaktues i prishjes së qetësisë dhe frymës së bashkëpunimit në sqwiki, si dhe rregullave që kemi, të cilat ndihmojnë në zhvillimin e artikujve të referencuar e me cilësi. Ky raport dhe votim do mbahen të hapur për 4 javë. --1l2l3k (diskutimet) 14 maj 2018 18:30 (CEST)

Përditësim 15 maj 2018: Cinephile-al vazhdon me IP të vandalizoje artikullin [6] dhe [7]. Bëra një raport të dytë në Meta për sock-ët e tij, dhe do pres me durim kur të ketë një zgjidhje atje.--1l2l3k (diskutimet) 15 maj 2018 17:01 (CEST)


Shtim i një rregulli të ri[redakto tekstin burimor]

Te dashur kolegë wikipedianë: Shtova një rregull të ri, Shqueshmëria e shkrimtarëve dhe librave, për të cilën do dëshiroja të jepnit komentet e juaja këtu, apo, më mirë, në faqen e diskutimit të rregullores vetë. Ju falenderoj. --1l2l3k (diskutimet) 23 maj 2018 21:05 (CEST)

@1l2l3k:, nuk e bëra krahasimin, është përkthimi i asaj anglisht, ose ke shtuar vet ti disa pika. --Liridon (diskutimet) 13 qershor 2018 22:37 (CEST)
@Liridon:, në fakt nuk përdora modelin e enwikit, po atë të itwiki-t, që është enciklopedi më e vogël dhe më e përshtatshme për ne si model. --1l2l3k (diskutimet) 14 qershor 2018 13:48 (CEST)

Wiki4MediaFreedom[redakto tekstin burimor]

Hi. If you have time, please take a look on meta at this page m:Wiki4MediaFreedom contest. It's an event organized by Rossella Vignola (OBC), there is a list of articles to improve also on English wikipedia. Ktrimi991 (diskutimet) 26 maj 2018 23:08 (CEST)

New Wikipedia Library Accounts Available Now (May 2018)[redakto tekstin burimor]


Hello Wikimedians!

The TWL OWL says sign up today!

The Wikipedia Library is announcing signups today for free, full-access, accounts to research and tools as part of our Publisher Donation Program. You can sign up for new accounts and research materials on the Library Card platform:

  • Rock's Backpages – Music articles and interviews from the 1950s onwards - 50 accounts
  • Invaluable – Database of more than 50 million auctions and over 500,000 artists - 15 accounts
  • Termsoup – Translation tool

Expansions

Many other partnerships with accounts available are listed on our partners page, including Baylor University Press, Loeb Classical Library, Cairn, Gale and Bloomsbury.

Do better research and help expand the use of high quality references across Wikipedia projects: sign up today!
--The Wikipedia Library Team 30 maj 2018 20:03 (CEST)

You can host and coordinate signups for a Wikipedia Library branch in your own language. Please contact Ocaasi (WMF).
This message was delivered via the Global Mass Message tool to The Wikipedia Library Global Delivery List.


Njohja e Wikimedia Community User Group Albania[redakto tekstin burimor]

Duke filluar që prej disa javësh Komiteti i Anëtarësimeve të Wikimedia ka njohur Wikimedia Community User Group Albania si një user group zyrtar të Wikimedia. Njoftimi zyrtar mund të gjendet këtu dhe faqja zyrtare ku aktivitetet e grupit tonë të përdoruesit do të dokumentohen mund të gjenden këtu

Me pak fjalë, Wikimedia Community User Group Albania është një grup Wikimedianësh të fokusuar në organizimin dhe pjesëmarrjen në aktivitetet e përfshirjes në nivel kombëtar duke përfshirë GLAM (galeri, librari, arkivat dhe muzete) dhe programeve Wiki in Education. Anëtarët e grupit kanë qenë aktive për mjaft kohe dhe bashkëorganizojnë nje sëre aktivitetesh në këtë fushë në disa qytete si Tirana, Burreli, Korca etj.

Gjithashtu, User Group-i në fjalë synon të përmirësojë informacionin ne Wikipedia në lidhje me Shqipërinë në nënprojektet Wikimedia, duke përfshirë dhe platformen Commons dhe Wikidata, dhe të bashkëpunojë me iniciativa dhe institucione të tjera në Shqipëri dhe jo vetëm për të arritur qëllimin.

Ne jemi në procesin e krijimit të infrastrukturës tonë dhe do t'ju informojmë së shpejti se si mund të përfshiheni.

Në emër të WCUGA,

--Nafie shehu (diskutimet) 12 qershor 2018 12:52 (CEST)

Zhvendosja e artikullit Panterat në Pantera[redakto tekstin burimor]

Përshëndetje administratorë, a mund dikush të zhvendosë artikullin Panterat te Pantera. Faqja Pantera ka qenë e dedikuar për grupin muzikor me këtë emër, por unë sapo e ridrejtova atë në Pantera (grup muzikor). Falemnderit. --Λeternus 21 qershor 2018 15:45 (CEST)