Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2018/2

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Sami Frasheri with his wife Emine.jpg

Sami Bej Frashëri (1 qershor 1850, Frashër - 18 qershor 1904, Stamboll), i njohur edhe si Shemseddin Sami (turqisht: Şemseddin Sami) ishte rilindas i shquar, dijetar i madh, shkrimtar, publicist dhe ideologu kryesor i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Lindi në FrashërPërmetit më 1 qershor 1850. Ishte një nga djemtë e Halit bej Dakollarit. Mësimet e para i mori në fshatin e lindjes. Më 1865 së bashku me pesë vëllezërit e tij dhe dy motrat u vendos në Janinë. Këtu së bashku me vëllanë, Naimin, Sami Frashëri kreu shkollën e mesme greke "Zosimea", ku përveç kulturës së përgjithshme, përvetësoi krahas greqishtes së re e të vjetër edhe gjuhën latine si dhe gjuhën frënge dhe atë italiane. Në Tetovë, nga Mahmut Efendiu (Kalkendelenli Mahmut Efendi), mësoi arabisht, persisht dhe turqisht.

Lexo më tej...