Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Ç'është artikulli i javës[redakto tekstin burimor]

Faqja kryesore përmban një seksion ku çdo javë shfaqet një artikull i Wikipedias, i cili mund të jetë një artikull i përkryer, artikull i mirë apo thjesht një artikull që përkon me një festë apo ndonjë ngjarje historike. Artikujt përzgjidhen nga anëtarët e Projektit: Faqja kryesore. Përveç përdoruesve të regjistruar sugjerime për shfaqjen e një artikulli të caktuar në këtë sesion mund të bëjnë edhe përdorues të tjerë të regjistruar.

Formati i artikullit të javës është një paragraf i gjatë me jo më shumë se 1200 karaktere, pa etiketat e referencës (<ref> ... </ref>), pa emra alternativë, dhe pa tekst të trashë. Vetëm lidhja që specifikon titullin e artikullit duhet të jetë me tekst të trashë. Në seksion duhet të përfshihet nëse është e mundur edhe një figurë ilustruese.

Adresa e përgjithshme e artikullit të javës është: {{Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/{{CURRENTYEAR}}/{{CURRENTWEEK}}}}

Shiko edhe këtu[redakto tekstin burimor]


Artikujt e javës[redakto tekstin burimor]

Artikulli i javës aktuale
Artikulli i javës aktuale
Shtjefën Kurti

Dom Shtjefën Kurti ishte një prift dhe shenjtor shqiptar. Hapja e procesit dioqezan për lumnimin e tij u shpall më 10 nëntor të viti 2002, nga prefekti i asokohshëm i Kongregatës për Ungjillëzimin e Popujve, kardinali Kreshencio Sepe, gjatë kremtimit të Eukaristisë, në katedralen e Shkodrës. Lumnimi dhe pranimi si shenjtor ndodhi më 5 nëntor 2016, në sheshin para katedrales së Shën Shtjefnit në Shkodër. Shtjefën Kurti lindi në Ferizaj në vitin 24 dhjetor 1898. Mësimet e para i mori në vendin e lindjes, dhe pastaj ndoqi mesimet në Romë, ne institutin Santa Maria. Studimet teologjike i filloi në Austri, për t’i vazhduar në Romë në kolegjin “Propaganda Fide”. U shugurua në Romë ku mbajti edhe të parën meshë. Më pas u kthye në vendlindje ku punoi në zyrën ipeshkvnore e më pas në Gjakovë. At Shtjefni nuk ndiqte vetëm jetën fetare. Ai ishte i shqetësuar edhe për fatin e vendit të vet, ndaj në 5 maj në vitin 1930, së bashku me dy famullitarë i dërgojnë një peticion sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, ku përshkruante situatën që po kalonte Kosova. Ishte Ati ku u rrëfye Nënë Tereza dhe ku rrëfehej në oborrin mbretëror deri në vitin 1939 Mbretëresha Geraldinë.

Lexo më tej...