Wikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/Arkiva/2015

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

redakto Arkivat: 2012 - 2013 - 2014 - 2015 - 2016 - 2017 - 2018

Java 1[redakto tekstin burimor]

Breshka e Ujit

... fauna te Laguna e Patokut e pellgu ujëmbledhes i tij prezanton dhe një sasi të madhe breshkash uji (Caretta caretta) në brigjet e detit dhe praninë e breshkave te gjelbra (Chelonia mydas} ?

... Tirana ndodhet në të njëjtin paralel me Napolin, Madridin dhe Stambollin dhe në të njëjtin meridian me Budapestin dhe Krakovin ?

... tradita kur njerëzit në 1 Janar vendosin një monedhë në byrek, kulaç ose ëmbëlsirë dhe kjo monedhë i bie njërit prej antarëve të familjes vjen nga Shën Vasilii cili propozoi që të bëhej nga një kulaç me një monedhë për t'ua rikthyer paratë popullatës ?

... rektori i parë i Universitetit të Stambollit Hasan Tahsini e vlerësoi Parisin jo vetëm për dituritë që lëvroheshin atje gjatë studimeve por edhe për bukuritë e pashoqe të tij, gjë të cilën ai e endi dhe e pasqyroi në këta dy vargje: "Në qoftë se ke mënd dhe je i zgjuar, ore zotërì, shko në Paris ! Ata që nuk shkojnë në Paris, s’quhen se kanë ardhur në botë " ?

... një shqiptar që prezantohet me emrin Lil Amok ka realizuar një mënyrë të çuditshme të hedhjes së fishekzjarrëve në mënyrë akrobatike në shfaqjen e realizuar buzë lumit Main në Frankfurti të Gjermanisë ?

... Gjedik Ahmet Pasha një ndër kryeministrat e perandorisë me origjinë shqiptare gjatë kohës së qeverisjes 1475 - 1479 me anë të flotës ushtarake arriti të pushtojë pjesën më të madhe të Krimeas, e cila bllokoi rrugën tregtare të Evropës për në lindje ?

... Epifania6 janar është festa popullore ndërkombtare e Ujit të Bekuar ose Befana në traditën katolike quhet shpesh në librat e shërbesave orthodhokse Theofani që do të thotë shfaqje e Perëndisë ?

... për pacientët Paracelsus ishte vetë e mira dhe ngushëllimi : "Detyra e parë e mjekut - iu thoshte nxënësve - është t'iu tregojnë të sëmurëve sesa i dhimbseshin ata. Nëse dashuria jonë do të jetë e fortë, mjekimi do të japë fryte të mira. Në qoftë se dashuria do të jetë e dromcuar, frytet e mjekimit do të jenë të krimbura ! " ?

... në repertorin e këtij viti dirigjenti Zubin Mehta në Koncerti i fillimvitit i Vjenës kanë përfshirë dhe një kolazh me muzikë tradicionale shqiptare dhe në violinë ishte anëtari i Filarmonisë së Vjenës Shkëlzen Doli shqiptar virtuoz me origjinë nga Gjakova në violinçelë Edison Pashko, në klarinetë Hekuran Xhambali ndërsa koreografia shqiptare u përfaqësua me balerinin Eno Peçi ?

... sikur Babagjyshi i Vitit të Ri edhe këngëtarja Genta Ismajli ka shpërndarë dhurata për fansat e saj të shumtë në Facebook 250 Premium Karta me të cilat gjatë gjithë vitit 2015 kanë mundësi të kenë hyrjen falas në të gjitha koncertet e saj ?

Java 2[redakto tekstin burimor]

Shqipëria ç'ka qenë, ç'është e çdo të bëhet

... Sami Frashëri një nga veprat më të shquara të tij si mendimtar , patriot, demokrat dhe iluminist realizoi më 1899 "Shqipëria ç´ka qenë, ç´është e ç´do të bëhet" e botoi pa emër autori në Bukureshti dhe traktati u bë manifesti i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, vepra që sintetizoi programin e lëvizjes, strategjinë dhe taktikën e saj ?

... ndryshe nga kështjellat e tjera kalaja e Beratit ka qenë e pajisur me 24 kulla të cilat emërtohen sot me emrin turk Tabje së bashku me muret ato i përkasin periudhave të ndryshme të ndërtimit që nisin qysh nga shekulli IV Para Krishtit dhe përfundojnë gjatë kohës së sundimit të Ali Pashë Tepelenës (1813-1821)  ?

... Lorik Cana në një intervistë ka deklaruar se arkeologjia është një nga interesat e tij më të mëdhaja dhe se ai ka në plan për të punuar në rrafshin e Albanologjisë pas karrierës së tij të futbollit sepse ndjek një diplomë universitare në Histori ?

... Ultësira Perëndimore e Shqipërisë përfaqëson krahinën më madhe fushore dhe është një nga fushat më të mëdha të Gadishullit Ballkanik ?

... Adivije Alibali bijë e familjes se njohur Sharofi nga Dibra e Madhe është një nga pionieret e para të artit koreografik shqiptar që në vitin 1947 dhe në vitin 1950 ajo zgjidhet nga regjizorët rusë e shqiptarë për të luajtur rolin e Mamicës në filmin Skënderbeu ?

... Iliria si një vend ku është predikuar ungjilli përpara vitit 57 pas Krishtit, përmendet në Bibël në letrën drejtuar romakëve, të shkruar nga apostulli Shën Pali sepse ishte pikërisht pozita e favorshme e territoreve shqiptare që mundësonte kalimin më të shpejtë në Romë fakti i çmuar që e bëri Palin ta drejtonte udhëtimin me apostujt e tij të cilët u vendosën fillimisht në Durrës ?

... Lumi Ishëm rrjedh përmes Shqipërisë Qendrore ushqehet kryesisht nga ujëra sipërfaqësorë me mineralizim relativisht të lartë prej 461 mg/l dhe temperatura e ujit luhatet nga 6,12 °C në janar deri në 24,7 °C në gusht ?

... Sinan Pashë Topojani ka qenë kryeministër i perandorisë osmane 5 herë dhe vendlindjes së tij Lumës i lehtësoi taksat dhe detyrimet gjithashtu ngriti në Kaçanik një kështjellë dhe një xhami ?

... Nikollë Gazulli botoi "Fjalorthi i ri" dhe "Fjalorthin e ri, fjalë të rralla të përdoruna në Jug të Shqipnís", Tiranë, 1941, ("Visaret e Kombit", vëllim XII) të Pano Tases të cilët janë të parët fjalorë krahinorë shqiptarë ndërsa "Fjalori onomastik" si i pari i kësaj natyre në gjuhën shqipe tregon se ai është themeluesi i toponomastikës shqiptare ?

Java 3[redakto tekstin burimor]

Gjergj Kastrioti

... Skënderbeu është i pranishëm si personalitet përmes monumenteve në shumë kryeqytete dhe metropole të Evropës si dhe në SHBA ?

... Pashko Vasa ishte personalitet i lartë i Rilindja Kombëtare si shkrimtar, poet, publicist e guvernator i Libanit ?

... Berati është jo vetëm pasuri botërore e UNESCO-s si arkitekturë e veçantë por si vlerë dhe simbol i bashkjetesës mes religjoneve ?

... Albanopoli përmendet premierë në mesin e shekullit të dytë nga Ptolemeu dhe Albanët ishin fisi ilir nga të cilët morën emrin e hershëm shqiptarët e sotëm ?

... Saimir Pirgu realizoi një koncert bamirsie gala për ndihmë të sëmurëve nga AIDS të mbajtur më 10 janar e cila është hera e 21-të që organizohet në operën e Berlinit  ?

... brenda Parku Kombëtar i Shebenik-Jabllanicës gjenden mbi 14 liqene akullnajore të vogla me bukuri mahnitëse të cilat janë në lartësinë mbi 1900 metra mbi nivelin e detit ?

... bëmat që e bënë Odisea Andrjucin si figurë te Arvanitët e 1821-shit është qëndresa e tij në Hanin e Grabies si dhe kishte një mendje politike dhe ushtarake të zgjuar që vlerën e tij e njihnin të gjithë kapedanët e Rumelisë duke e konsideruar udhëheqësin e tyre të natyrshëm ?

... krahas Skodrës dhe Lisit mbreti ilir Genti u njohu të drejtën për prerjen e monedhave edhe dy qyteteve të tjera Rizonit dhe Lyhnidit si dhe dy fiseve të rëndësishme Labeatëve e Daorsëve ?

... së fundi ka qarkulluar një fotografi e tre prijësve fetarë myslimanë Imami Isa Tropojani (SHBA) , katolikë Imzot Prence (Palermo) dhe ortodoks Peshkopi arbëresh Ferrara që ecën krah për krah njëri tjetrit në rrugët e kryeqytetit francez më 3 maj të vitit 1980 me rastin e emërtimit të një sheshi të këtij qyteti me emrin e Heroit Kombëtar Skënderbeut ?

Java 4[redakto tekstin burimor]

Nënë Tereza
  • A deni se njeriu me i gjate ne bote qe ka ekzistuar ndonjehere ishte Robert Wadlow gjatesia e tij ishte 2.73cm
  • A e dini se Mbreti Anglez Charles II ekzekutoi armiqet e tij edhe pse ata kishin vdekur ai nxorri nga varret trupat e armiqeve te tyre dhe i'a preu kokat.

... në çastin e marrjes së Çmimit Nobel më 1979 një nga klerikët që merrte pjesë në sallë e pyeti Nënë Tereza se nga ishte dhe Ajo u shpreh : “Kam lindur në Shkup , jam shkolluar në Londër , jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në Botë dhe Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri

... 11 deri më 17 janar qëndroi e hapur ekspozita e pesë piktorëve shqiptarë në Kuvait dhe aktiviteti është organizuar nga Ambasada shqiptare në bashkëpunim me Galerinë Kombëtare të Arteve dhe Këshillin Kombëtar të Kulturës, Arteve dhe Letrave (NÇAL) ?

... 18 bibliotekat më të mëdha të vendit do të pasurohen me 6000 ekzemplarë të rinj libra që atyre do t’iu dhurohen nga Ministria e Kulturës ?

... Buka tejet e shijuar nga shqiptarët dhe një nga ushqimet më të vjetër ka dëshmi nga 30.000 vjet më parë në Evropë duke zbuluar mbetje niseshteje mbi shkëmbinj të përdorura për bimët ?

... Teodor Kollokotroni gjenerali Arvanitas i njohur me emrin “Plaku i Moresë” në luftën për pavarësinë e Greqisë kishte mbiemrin e lashtë Çergjini me origjinë arbërore që do të thot : çer= i mençur dhe gjin (gjinja )= njerëz pra "Njerëz të mençur" ?

... Leku shqiptar për herë të parë është futur në përdorim nga mbreti Ahmet Zogu në vitin 1924 dhe emërtimi vjen për nder të Aleksandri i Madh mbretit shqiptaro-maqedonas, që ndryshe quhet edhe Leka i Madh ndër shqiptarët ?

Java 5[redakto tekstin burimor]

Andrea Miaouli nga Peter von Hess
  • ... Andrea Miauli admirali i njohur Arvanitas ishte tmerrësisht sedërli “kokë shqiptari” klasike që në rini ishte pirat dhe Revolucionit të 1821-shit i fali 250 000 franga floriri dhe tri anije luftarake ?
  • ... Dhia e egër është një simbolikë kombtare e shenjtëruar te shqiptarët si kafshë e egër e ndaluar për gjueti e cila jeton në disa vende të botës dhe në trojet kombtare ?
  • ... Vaji i peshkut fitohet nga mëlçia e peshqve që jetojnë në detrat e ftohta dhe rekomandohet për konsum sepse përmban acide yndyrore omega-3 që peshqit i marrin nga algat të cilat i konsumojnë si ushqim ?
  • ... Kostë Çekrezi erdhi në SHBA në nëntor 1944 dhe ndërkohë studioi në Universitetin e Harvardit ku u diplomua më 1918 dhe mori gradën Baçelor në Arte ?
  • ... "Shqiptarët janë raca më e bukur në Europë" thuhet në artikullin e Adrian Lazaj të publikuar në "New York Times" ku vlerësohen shqiptarët dhe tiparet e tyre fizike por duke u ndalur edhe tek aftësitë intelektuale dhe talentin e tyre ?

Java 6[redakto tekstin burimor]

Bubulina
  • ... në vitin 1811 Bubulina iu kushtua çlirimit të kombit shqiptar dhe atij grek (1821) duke dhënë përveç ndihmës së saj heroike edhe pasurinë e madhe që trashëgoi nga bashkëshorti dhe Arbërorët e Moresë përveç heroizmave të saj lavdëronin bukurinë e saj të natyrshme ?
  • ... sipas bashkëautorit Aleksandër Trajçe fakti që kërkuesit e parë shkencorë nga Shqipëria të cilët arrijnë të publikojnë një artikull në Revista Science si një nga revistat më prestigjoze shkencore në Botë vijnë nga sektori i ruajtjes së natyrës tregon për një model pararojë në drejtim të progresit akademik dhe shkencor të vendit tonë ?
  • ... Erza Muqolli vajza 9 vjeçare nga Kosova po mahnit Francën në kompeticionin "Franca ka një talent të pabesueshëm 2015" ku ka arritur të jetë një ndër pesë finalistët ?
  • ... sipas PPNEA janë mbi 40 arinj në kafaze dhe të robëruar në Shqipëri në pritje të ngritjes së një parku rehabilitimi nga Ministria e Mjedisit dhe rrjeti i institucioneve ndërkombtare në mbrojtje të natyrës ?
  • ... Lumi Vjosa rrjedha e të cilit përshkon jugun e Shqipërisë është dhe kufiri ndarës natyror midis Fierit dhe Vlorës dhe prurja mesatare e ujrave në grykëderdhje është rreth 204 m³/s kurse në Prill dhjetë herë më e madhe se në gusht ?
  • ... Gentiana lutea është një bimë barishtore shumëvjeçare e gjatë deri në 1-2 m me lule të verdha dhe vlersohet si bimë me aftësi shëruese të cilat u zbuluan prej mbretit ilir Genti ?

Java 7[redakto tekstin burimor]

Marko Boçari
  • ... Marko Boçari është një ndër figurat kombëtare më të nderuara për grekët dhe portretet e tij mbushin shpesh klasat, zyrat e administratës e të qeverisë dhe baraka ushtarake; pa llogaritur fare se ai vinte nga fiset me gjak të pastër shqiptar të Sulit ?
  • ... Kosova sivjet premierë më 12 shkurt do të përmendet si bashkëprodhuese me Italinë , Zvicrën , Gjermaninë , Shqipërinë në shfaqjen e filmit "Burrneshat" të regjisores Laura Bispuri bazuar në librin e shkrimtares shqiptare Elvira Dones që është në konkurrencë zyrtare për çmimin "Ariu i artë" në edicionin e 65-të të Festivalit të Filmit në Berlin ?
  • ... Mitrush Kuteli personalitet i njohur në sferat e letrave përkthimit dhe ekonomisë është dekoruar me Medaljen Lermontovi i artë nga Ambasada Ruse në Tiranë për kontributin që ka dhënë për prurjen në gjuhën shqipe të shkrimtarëve rusë ?
  • ... Lazër Mjeda i njohur si klerik patriot dhe poet ishte themelues i shoqërisë kulturore "Agimi" nëpërmjet së cilës punoi për gjuhën shqipe dhe për hapjen e shkollave të para shqipe duke ndihmuar ndërkohë edhe për botimin e teksteve mësimore ?
  • ... risi në kinematë shqipe aktualisht është se i gjithë kasti i aktorëve të serialit "100 Vitrinat" një nga serialet më të ndjekura nga bashkombasit janë mbledhur në një prodhim kinematografik nën titullin "Un'insolita vendemmia" të sjellë në regjinë e Daniele Carnacina ?
  • ... Nikolla Nishku është atdhetari i cili shpëtoi qytetin e Tiranës nga rrethimi i serbëve gjatë periudhës së pavarsisë nëpërmjet diplomacisë, humanizmit dhe vlerave të bashkjetesës fetare ?
  • ... një fotografi e vitit 1932 paraqet pjesën e parkut të Pejës përpara 100 viteve në të cilën dëshmohet se Peja ka patur një park të denjë për një qytet metropol ?
  • ... atdhetari Sotir Peci më 15 qershor 1906 botoi dyjavoren "Kombi" në BostonSHBA duke pajtuar Fan Nolin si kryeredaktor dhe ishte iniciator për formimin e shoqërisë "Besa-Besë" edhe me e Kolë Tromarën dhe në St. Louis «Lidhja Orthodokse» që dhanë shumë për ndezjen e shqiptarizmit ndër shqiptarët e Amerikës ?
  • ... sipas Zhaneta Poçit dhe Sofika Stathit mbesat e Marigo Posios ajo e qëndisi flamurin kombëtar sipas një modeli të Don Mark Vasa me përmasa 70 - 40 cm me shkabë në mes dhe anash me shkrimin "Rroftë Shqipëria" për pajën e saj qëkurse ishte çupë dhe këtë flamur ajo ja dhuroi Ismail Qemalit ?

Java 8[redakto tekstin burimor]

Kiço Xhavella
  • ... Kiço Xhavella i Sulit në moshën 19-vjeçare mori titullin kapedan dhe shërbeu si prokuror dhe kryegjeneral, ndërsa në vitet 1847-1848, ai mori postin e kryeministrit të Greqisë ?
  • ... Uliksi djali i aktorit Bekim Fehmiu në tetor 2014 dha një intervistë për televizionin serb B92 ku rrëfeu edhe një këshillë që ia kishte lënë amanet i ati duke i thënë: "Duhesh të gjesh një zanat" ?
  • ... kuruesit e dizajnit nga Kosova Agon Halili (15 vjeç) dhe Ari Meha (17 vjeç) kanë arritur të renditën të dytët në konkursin e Yahoo!-së për ridizejnimin e logos së kësaj kompanie ?
  • ... "Milingona e Artë" është eventi i vetëm dhe më i rëndësishëm i cili evidenton ngjarjet dhe individët që lanë shenjë në jetën shoqërore dhe kulturore të shqiptarëve nga Maqedonia ?
  • ... Bylisi është një qytet epik i Ilirisë dhe ndryshon me qytetet e tjera të periudhës helenistike sipas studiuesve se aty është një formë e veçantë në rrafshin e vendosjes dhe jo në atë të ndërtimit urbanistik ?
  • ... sopranoja shqiptare e Kosovës Besa Llugiqi ngjitet në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë në shfaqjen operistike "Gianni Schicchi" e cila është vlerësuar të jetë në këtë ansambël së bashku me baritonin e famshëm Gëzim Myshketa ?

Java 9[redakto tekstin burimor]

Roza Anagnosti
  • ... përveç shumë vlerësimeve e çmimeve për karrierën Roza Anagnosti mban titullin "Artiste e Merituar" dhe "Mjeshtre e Madhe e Punës" ?
  • ... Mjalti me ligje ndërkombëtare trajtohet si ushqim i zakonshëm sidomos mjaltin e konsiderojnë si ëmbëlsire ose produkt me të cilën bëhen ëmbëlsirat shtëpiake ose industriale ?
  • ... Dhimitër Plaputa gjatë revolucionit 1821 mori pjesë në betejën e Tripolit, rrethimin e kalasë së Korinthit, Beteja e Valtetsit, beteja e Maniakit dhe pas Pavarsisë në 1833 së bashku me gjeneral Teodor Kollokotronin dhe gjeneralin Kiço Xhavellën mbështeti Princin Otto të Bavarisë si mbret të Greqisë ?
  • Hafiz Ali Korça zhvilloi një veprimtari intensive në disa drejtime dhe kryesisht në rrafshin e kulturës të fesë dhe të publicistikës ndër to shquhen: "Shtatë Ëndrrat e Shqipërisë", poezi, (Tiranë më 1944) , "Gjylistani" përkthim nga Saadiu (1918) , "Rubairat" e Omar Khajamit (Hajjam, përkthim nga O. Kajami, 1930- Ribotim 1942 në Tiranë) ?
  • ... Shkumbini është një ndër lumenjtë më të rëndësishëm për ekonominë shqiptare dhe që lidh pothuajse dy pjesë të barabarta të Shqipërisë ?
  • ... Hora e Arbëreshëvet ndodhet në këmbët e një mali të lartë 24 km larg nga kryeqyteti i provincës dhe ka ruajtur shumë elemente etnike të kulturës shqiptare si gjuhën , ritin bizantin , veshjet tradicionale , zakonet , muzikën , folklorin teksa banorët janë pasardhës të familjeve shqiptare duke përfshirë edhe fisnikët dhe të afërmit e Skënderbeut ?
  • ... formën dhe ngjyrat e tij flamuri Bizantin i mori gjatë sundimit të Justinianit (527-562) Perandorit me origjinë Ilire dhe dukej se atij i pëlqente që dy kokat e Shqiponjës ti identifikonte me vetveten dhe të shoqen Perandoreshën Teodora ?
  • ... Vermoshi shquhet për panoramën e tij si dhe për reshjet e dëborës që zgjasin afro 100 ditë në vit ?
  • ... Gëzim Uruçi i cili konsiderohet si speleologu më i njohur shqiptar i kohërave eksploroi rreth 3200 shpella në të gjithë botën, ngriti flamurin shqiptar në Polin e Veriut dhe meritoi titullin Profesor Honoris në shkencat speleologjike nga Unioni Internacional i Speleologjisë në Bruksel në 1994 ?

Java 10[redakto tekstin burimor]

Toka


... gjendja e ngurtë e ujit është më e lehtë se gjendja e tij e lëngët dhe akulli në vend që të notojë në ujë sipas ligjeve faktikisht "normale" të fizikës duhet të fundoset në fund të tij ?

... më 29-30 Mars 1995 në qytetin e Pukës ra deri në 85 cm borë prandaj thuhet se Puka ka 6 muaj dimër ?

... Shqipëria u bë qysh u bë, por duheshin të bëhen edhe shqiptarët, me edukim, arsimin fetar e atdhetar, me dituri bashkëkohore, me dije filozofike e shkencore vlerësonte dijetari Hafiz Ismet Dibra ?

... prej kohësh mendohet se delfini i cili jeton mbi 100 vjeç e përdor tinguj valleje e kërcen për të komunikuar e lundruar së bashku me pjesën tjetër të balenave është paraardhës i gjitarëve tokësorë ?

... edhe pse gjatė karrierës së tij ka interpretuar vetėm role episodike Ilia Shyti arriti të ripërtrijë personazhe që kanë mbetur tashmė në kujtesën e spektatorit që kur në vitin 1958 ai interpretoi në filmin e parë me metrazh të shkurtër "Tana" ?

... shqiponja e malit ka aftësi të mëdha fluturuese e shpejtësi të madhe manovrimi dhe dallohet lehtë edhe në distanca të largëta falë qafës e bishtit të gjatë si dhe gjatësisë së krahëve ?

... këngëtarja e njohur Parashqevi Simaku realizoi dhe disa videoklipe në sferën e këngës popullore të vlerësuara nga publiku dhe të qëndrueshme në kohë si "Konga Qomiles" , "Fustanin që ta solla mbrëmë" dhe "Ky marak, maraku i shkretë"  ?

... Luledelja e njohur edhe si luleshqerra , bukurishte, lule kacidhe, lule buke (Pogradec), lule dhensh (Elbasan), lule dheshë (Vuthaj) është motivi në poezinë " Ëndrra e luledeles " me të cilën autorja Valdete Antoni u vlerësua me çmim nga Lidhja e Shkrimtarëve në 1999 ?

... skulptori Dhimitër Çani i cili përfaqësoi Shqipërinë në bienalen e Venecias në vitin 1933 duke u vlerësuar me çmim për bustin e Ahmet Zogut një pjesë të madhe (afro 100 punë) ja ka dhuruar qytetit të tij të lindjes Korçës që të ruhen për gjeneratat e ardhme ?

... themelimi i qytetit antik Antigonea në Gjirokastër lidhet me mbretin Pirro i Epirit në fillimin e shekullit III p.e.s pasi shkoi në luftë në Egjipt si mirënjohje për vjehrrën Berenices gruan e mbretit Ptoleme e cila i ofroi atij dorën e së bijës vendosi të ndërtonte një qytet të ri me emrin e nuses Antigonea ?

Java 11[redakto tekstin burimor]

Valle shqiptare

... brenda elementit kombëtar vallet kanë mjaft veçori krahinore ndaj vallet e Toskërisë, Myzeqesë, Labërisë dhe Çamërisë i karakterizon shoqërimi vokal polifonik ?

... puna dhe interesimi i Nermin Vlora Falaschit zgjerohet me shumë sukses në lamitë e letërsisë, arkeologjisë, historisë , gjuhësisë e antropologjisë me vepra si "Rëndësia e figurës së gruas në Iliri" dhe "Profili i grave shqiptare në histori" ?

... Finiqi i sotëm ose Foinikia antike ka qenë kryeqendra e kaonëve ndërsa në shekullin III u bë kryeqyteti i gjithë shtetit të Epirit dhe sipas Polibit ishte qyteti më i fortifikuar i tij rritej mbi një kodër në formën e një anijeje të përmbysur ?

... Said Najdeni atdhetar e dijetar i njohur dibran sipas Sejfi Vllamasit në 1903 merr pjesë në një takim të mbajtur në Tarabulluz me Ismail Qemalin , Refik bej Toptanin aty ku ishte vali Rexhep Pashë Matin për projektin e Pavarsisë kombtare ?

... një hartë e publikuar nga Carl Bildt ka ngjallur diskutime në shumë shtete dhe sipas kësaj harte në Greqi dhe Maqedoni nacionaliteti i dytë janë shqiptarët ?

... nëse përdorni vaji i ullirit sa më shpesh që është e mundur i bëni shërbim të mirë kujtesës dhe zemrës suaj sepse është zbuluar se oleokantali si element i tij ngadalëson ato ndryshime në tru, që çojnë në sëmundjen e Alzhaimerit ?

Java 12[redakto tekstin burimor]

Shqipja

... për gjuhën shqipe dhe për kombin shqiptar punime si "Shqipja dhe Sanskritishtja" (në dy vëll.; 1996, 2001, 2011), "Gjuhët e vjetra dhe shqipja", "Gjuhët moderne dhe shqipja", "Universaliteti i gjuhës shqipe", "Libri i Aforizmave" (2012) shënojnë një ringjallje dhe rivlerësim të Rilindjes Kombëtare nga Petro Zheji ?

... poeti i njohur Victor Hugo i frymëzuar nga guximi i tij ka shkruar disa poezi për heroin arvanitas Kostandin Kanarin dhe konsulli francez Pukëvili në Janina do ta quante "Njeriu më i guximshëm i shekullit XIX" ?

... Sami Frashëri ishte edhe një gazetar i talentuar i cili ka bashkëpunuar me shkrime dhe ka qenë redaktor e kryeredaktor në disa gazeta në 1876 si "Mëngjezi" dhe "Java" ?

... në një kohë kur fati i Flora Brovinës pas arrestimit ishte i panjohur ajo u vlerësua me Çmimin "Tucholsky" për vitin 1999 ’in absentia’ nga Klubi PEN Suedez ?

... trëndafili i kuq dhe trëndafili i bardhë së bashku prezantojnë bashkim , mirëkuptim , dhe plotësim ?

... Veza e kuqe e Pashkës simbolizon jetën që është e mbyllur dhe e përgjumur brenda lëvozhgës së saj ndërsa ngjyra e kuqe e vezëve simbolizon sakrificën simbolikë e fitores ?

... Laguna e Karavastasë në qendër të ultësirës perëndimore mendohet se bart 5 % e të gjithë pelikanëve të këtij lloji jetojnë aty ?

... megjithëse kanë kaluar shumë vjet ende në muzikën qytetare jugore Hafize Leskoviku dhe interpretimet e saj janë etalon i intepretimit për cilindo këngëtar e këngëtare ?

... Rruga Egnatia siç dëshmon Straboni kishte si pikë degëzimi në ekstremitetin e tij perëndimor në qytetin e Apolonia ?

Java 13[redakto tekstin burimor]

Jeronim De Rada


  • ... Jeronim De Rada është një nga studiuesit e parë shqiptarë të strukturës gramatikore të gjuhës shqipe sepse në të dy veprat gramatikore që hartoi (1870, 1894) vuri në dukje tipare të ndryshme dhe veçori të dialektit arbëresh ?
  • ... gjeli është një simbol universal i diellit për shkak se e kënduara e tij lajmëron ardhjen e agimit?
  • ... është thënë se pas futjes së domates në Evropë zyra e Sir Walter Raleigh kishte hartuar një plan për të realizuar pagëzimin e domates në Pallatin e Mbretëreshës Elizabeth me emrin "Mollë Dashurie"?
  • ... libri "Nëna Kosovë" është një nga përshkrimet e sinqerta dhe romantike të autorit Vasfi Samimi për vitet 1938-1943?
  • ... zymbyli është lulja më aromatike nga të gjitha lulet e pranverës dhe vaji i tij përdoret si përbërës i parfumeve ?
  • ... forma elipsoide e tokës është marrë nga Veriu dhe Jugu sepse forca e gravitetit që e kishte zbuluar shkencëtari anglez Isaac Newton ushtrohet në të dy polet ?
  • ... nëse e filloni ditën me një tas me drithëra apo me qull sipas shkencëtarëve mund t'i shtoni disa vite në jetën tuaj ?
  • ... në vitin 1892 John Froelich ndërtoi traktorin e parë praktik me benzinë në Qarkun Clayton, Iowa , SHBA ?
  • ... dafina (bimë) nxit humor të mirë , rregullon tretjen dhe zvogëlon rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare ?

Java 14[redakto tekstin burimor]

 

Java 15[redakto tekstin burimor]

 

Java 16[redakto tekstin burimor]

Elhaida Dani
  • ... Elhaida Dani ka dalë e para në renditjen e këngëve më të klikuara në Eurovision 2015 duke mposhtur të gjithë konkurrentët e këtij edicioni me 1 milionë e gjysmë klikime ?
  • ... shqipja do të jetë e pranishme në website Youtube ndër 76 gjuhët sipas mbështetjes së Google ?
  • ... një aventurier çek me emrin Vit Jedlicka pretendon se ka zgjidhur çështjen e kufirit mes Serbisë dhe Kroacisë dhe ka krijuar "shtetin" e ri Republikën e Liberlend – it një vend i pavarur që shtrihet në perëndim të Danubit dhe ligjërisht është "tokë e askujt" ?
  • ... Naypyidaw i cili në vitin 2015 u bë kryeqyteti i ri i Birmanise duke zëvendësuar paraardhësin e tij të mëparshëm Yangon dhe është kryeqyteti më i boshatisur në botë ?
  • ... në prag të 14 shkurtit një letër që këngëtari Johnny Cash i dërgonte të shoqes June me rastin e 65- vjetorit të lindjes është votuar si letra e dashurisë më e bukur në botë ?
  • ... shkencëtarët kinez së fundi kanë publikuar një studim të ri të kryer në kafshë që ka treguar efektin e dobishëm prurje e Boronica në fibrozën e mëlçisë ?
  • ... një intervistë e Syrja bej Vlora i ati i Eqrem beut botuar në gazetën e Bukureshtit Universul të datës 25 nëntor 1912 vetëm tri ditë para se Ismail Qemal Vlora të shpallte pavarësinë e Shqipërisë pohon se ka qenë një figurë me ndikim tek qarqet politike evropiane dhe e përdori këtë ndikim në të mirë të vendit ?

Java 17[redakto tekstin burimor]

Kalaja e Prizrenit
  • ... 18 Prilli njihet si dita e monumenteve dhe e vendbanimeve historike e UNESCO dhe iniciativa "Ta pastrojmë Kosovën" vlerësoi se kalatë e Kosovës si ajo e Prizrenit janë burime të pashfrytëzuara plotësisht në funksion të turizmit kulturor ?
  • ... faqja "Humans of New York" (Njerëzit e Nju Jorkut) ka postuar dëshminë e një amerikani i cili ka treguar se suksesin e jetës ia kushton motivimit që i dha kolegu i tij shqiptar ?
  • ... një dosje arkivore e veçantë në Vjenë prej Pjetër Logorecit ku ruheshin 7 letra të Dom Nikoll Gazullit drejtuar albanologut Norbert Jokl mbi një bashkëpunim mes të dyve për mbledhjen e një varg fjalësh të rralla të shqipes janë botuar në median e shkruar shqipe ?
  • ... një klasifikim i passaport index tregon se Shqipëria renditet e 40 -ta dhe përmes pasaportës shqiptare mund të lëvizësh në 91 vende të botës ?

Java 18[redakto tekstin burimor]

Argonautët e Lorenzo Costa
  • kozmonauti Alan Shepard në misionin Apollo 14 në Janar-Shkurt 1971 e manovroi vetë anijen kozmike dhe renditet i pari që ka fluturuar në kozmos si Amerikan dhe i pesti që ka shkelur në Hënë ?
  • ... kur u krijua miti për Argonautët kujtohej se prej Danubit asnjë degë nuk shpie në detin Adriatik por anija Argos pa vështirësi hyri nga Istria në Detin Ilir dhe vijoi lundrimin nëpër lumin Eridan sot lumi Po ?
  • ... para se të bëhej perandor Justiniani një prej personazheve ilir më eruditë të shekullit VI u arsimua në Konstandinopojë në lëndet e drejtësisë, teologjisë dhe historisë romake dhe ishte gjithashtu një arkitekt mjaft i zoti i cili ka planifikuar dhe ndërtimin e Shën Sofias ?
  • ... në vitin 1928 në vendin që sot quhet "Dikatër" (D4) u shpua e dha naftë pusi i parë në Shqipëri e nga ky moment Kuçova u hodh në hartat gjeologjike të botës si vendburim nafte dhe më vonë edhe në hartat politike dhe ushtarake ?

Java 19[redakto tekstin burimor]

  • ...Ronald Reagani është i vetmi President i SHBA-ve ditaret e të cilit janë botuar dhe janë shndërruar në një libër best-seller?
  • ... Më 8 maj 1899 ka lindur Friedrich August von Hayek, filozof dhe ekonomist austriak që ka fituar Çmimin Nobel në Ekonomi?




Java 20[redakto tekstin burimor]

  • ... Eugène Olaussen, një i njohur i Leninit, ndërroi pikëpamjet e veta dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore shkruajti për botimet Naziste?


Java 21[redakto tekstin burimor]



Java 22[redakto tekstin burimor]

  • ... Gjatë revolucionit industrial, standardi i jetesës për punëtorin mesatar në vendet e zhvilluara ishte shumë më i lartë sesa në periudhat e mëparshme në të njëjtat vende?



Java 23[redakto tekstin burimor]

  • ...Krokodili nuk e nxjerr dot jashtë gjuhën e vet
  • ...Është e pamundur të fundosesh në Detin e Vdekur pa ndihmën e pajisjeve
  • ...Qentë mund të stërviten që ta nuhasin kancerin e mushkërive kohë përpara shfaqjes së simptomave
  • ...Mbi 350 milionë njerëz vuajnë nga Çrregullimi i Varësisë ndaj Facebook-ut
  • ...Thuajse në çdo specie gjitarësh, femrat jetojnë më gjatë se meshkujt

Java 24[redakto tekstin burimor]

 

Java 25[redakto tekstin burimor]

 

Java 26[redakto tekstin burimor]

 

Java 27[redakto tekstin burimor]

 

Java 28[redakto tekstin burimor]

Java 29[redakto tekstin burimor]

Sunset at Godavri.JPG
  • ... se festivali Godavari Maha Pushkaram (fotoja e lumit Godavari), që do të mbahet nga 14 korrik 2015, bëhet një herë në 144 vjet?
  • ... sw një ligjërues universitar 34-vjeçar në Kinë bëri vetëvrasje në kampus pasi kishte mësuar se ai kishte humbur nga një rival në garën për lider të Lidhjes Komununiste Rinore?
  • ... se muzikanti Craig Taborn, fitues Çmimit "Doris Duka Artist Award" që ka vlerën e $275,000, nuk ka, ose nuk dëshiron, web-faqe personale të tij?

Java 30[redakto tekstin burimor]

  • ... në 20 korrik të vititi 1944 disa personalitet dhe politikanë konservatorë gjermanë tentuan të vrisnin Adolf Hitlerin nëpërmjet një atentati?

Java 31[redakto tekstin burimor]

Java 32[redakto tekstin burimor]

 

Java 33[redakto tekstin burimor]

 

Java 34[redakto tekstin burimor]

... se Palokë Nika, themelues i klubit futbollistik më të vjetër në Shqipëri, KF Vllaznia Shkodër, ishte trajner i parë i KF Tiranës?

Java 35[redakto tekstin burimor]

  • ... se shkrimtarja rumune Lucia Mantu e ka mbajtur identitetin e saj të vërtetë shumë sekret, madje edhe redaktori i saj Mihail Sadoveanu e ka gjetur aksidentalisht?
  • ... se Willy Mitchell i përdori paratë e dhëna atij pasi u qëllua në kokë nga një oficer policie për të blerë një kitarë elektrike?

Java 36[redakto tekstin burimor]

 

Java 37[redakto tekstin burimor]

... se përdorimi i fundit i dënimi me vdekjeSpanjë ka shkaktuar protesta ndërkombëtare kundër qeverisë spanjolle, duke përfshirë edhe tërheqjen e ambasadorëve dhe sulme mbi ambasadat spanjolle?

... se Rudina Balsha ja dorëzoj Budvan Venedikasve në vitin 1419 dhe iku në Dubrovnik me thesarin e qytetit?

Java 38[redakto tekstin burimor]

  • ... se, edhe pse Libia mund të ketë një nga rezervat e mineraleve të hekurit më të mëdha në botë, në Wadi ash-Shati', atje nuk është e minuar për shkak të vendndodhjes së saj të largët?
  • ... se Buburrecat e rërës (Arenivaga) ndryshojnë ngjyrë në përputhje me atë ushqim që ata hanë?

Java 39[redakto tekstin burimor]

Reshid Akif Pasha

...burrshtetasi osman me preardhje shqiptare, Reshid Akif Pasha (foto) një herë ka thënë "Më vjen turp si musliman" (i revoltuar nga qeveria Osmane)?

...Vassiliki Thanou-Christophilou është Kryeministrja e parë femër e Greqisë, edhe pse asnjëherë nuk është zgjedhur në parlament?


Java 40[redakto tekstin burimor]

  • ... se regjisori algjerian Nadia Labidi është gjithashtu një politikan i cili shërbeu si Ministër i Kulturës nga maji 2014 deri në maj 2015?
  • ... se pasi artisti Chen Zhen vdiq pa përfunduar veprën La Danse de La Fontaine émergente(ne foto), e veja e tij kaloi shtatë vite duke përfunduar punën?

Java 41[redakto tekstin burimor]

Nga afër dorëshkrimi i Kur'anit në Birmingham
  • ... se familja e njohur shqiptare Qyprilliu, ka qeverisur me vezirë dhe oficerë të lartë në Perandorinë Osmane për rreth gjysëm shekulli (1656–1703), dhe njihet si Epoka Qyprilliu?
  • ... se qeveria e Japonisë është një monarki kushtetuese ku fuqia e perandorit është e kufizuar dhe e ulur kryesisht për detyra ceremoniale?
  • ... se dorëshkrimi i Kur'anit i sapo zbuluar në Birmingham (foto), përbëhet nga fragmente të një Kur'ani të lashtë që mund të datojnë në afërsi të jetës së Muhamedit?

Java 42[redakto tekstin burimor]

Aram Karamanoukian

Java 43[redakto tekstin burimor]

Shtëpia nga mbeturina në kampusine e Universitetit të Brighton.
  • ...se materialet e ndërtimit për shtëpisë nga mbeturinat Waste House(foto) përfshijnë disketa floppy, kaseta VHS, tuba nga struktura e biçikletës, xhinse të vjetra dhe 20.000 furça të dhëmbëve?
  • ... se Cikloni Rusty shkaktoj në stuhi të vazhdueshme e clia preku Port Hedland për një kohë rekord prej 39 orë?

Java 44[redakto tekstin burimor]

Pamje e jashtme e Kishës të Shën Mërisë
  • ... se departamenti francez i Meuse ka disa komuna që janë plotësisht të pa banuara?

Java 45[redakto tekstin burimor]

Instalimi eksperimental i Eksperimentit Fizeau
  • ... se në vitin 2014, Omar Gonzalez kaloj gardhin e Shtëpisë së Bardhë dhe arriti të ndërhyj në ndërtesë, ndërsa dyert ishin të hapura?
  • ... se revolucionari nacionalist armen, Arami Manukian organizoi dy rezistenca të suksesshme kundër turqve në një periudhë tre-vjeçare?
  • ... se një festival ndërkombëtar i xhazit çdo vit mbahet në qytetin francez të Souillac?
  • ... se eksperimenti Fizeau (instalimi në foto) ishte një nga rezultatet kryesore eksperimentale që formësoj të menduarit e Ajnshtajnit mbi relativitetin?

Java 46[redakto tekstin burimor]

Ura lëvizëse që ngrihet.

Java 47[redakto tekstin burimor]

Bilioteka Qendrore Halifax
  • ... se akitektura e Biliotekës Qendrore Halifax (në foto) thuhet se i ngjan një grumbulli librash?
  • ... se më 25 shkurt 1990, Violeta Chamorro nga Nikaraguaja u bë presidentja e parë grua e zgjedhur në kontinentin e Amerikës?
  • ... se arkitektja Judith Ledeboer studioi në Kembrixh por e projektoj ndërtesën e Oksfordit?

Java 48[redakto tekstin burimor]

Darejan Dadiani

Java 49[redakto tekstin burimor]

Kështjella Yarmouth
  • ... se Kështjella Yarmouth (në foto) ishte ndër fortifikimet e para dhe në Evropë, dhe e para në Angli, që adoptoj një projektim të kështjellës në formë të kokës së shigjetës?
  • ... se Kono Yasui, biologe, u lejua të studioj jashtë Japonisë vetëm nëse do e listonte "hulumtimin vendas të ekonomisë" së bashku me "hulumtimin shkencor" në aplikimin e saj dhe marrëveshje që të mos martohej?
  • .... se Vicky Lau u emërua kuzhinierja më të mirë femër në Azi në vitin 2015?

Java 50[redakto tekstin burimor]

Ingres, "Kontesha e d'Haussonville", 1845
  • ... se Louise de Broglie, Kontesha e d'Haussonville (në foto) ishte gruaja, nëna, motra, dhe bija e anëtarëve të Française Académie?
  • ... se arkitektja Winka Dubbeldam preferon veshje të zeza, dhe jeton në një shtëpi me mure të zeza?
  • ... se Ditë e Pavarësisë në Slloveni është një festë shtetërore, por një ditë punë?
  • ... se biokimistja gjermane Ulrike Beisiegel është gruaja e parë që bëhet presidente e Universitetit të Göttingen?

Java 51[redakto tekstin burimor]

Frank Sinatra më 1957
  • ... se kritiku i muzikës amerikane Robert Christgau e ka quajtur Frank Sinatra-n (në foto) "këngëtari më i madh i shekullit XX"?
  • ... se një minierë sulfuri me lartësi prej 5,950 metra (19,520 ft) në vullkanin Aucanquilcha, Kili, është e njohur si miniera më e lartë në botë?
  • ... se John Martin, Shefi i parë i Drejtësisë i Gjykatës së Lartë Cherokee, nuk kishte asnjë trajnim formal ligjor?

Java 52[redakto tekstin burimor]

Kathryn Parsons
  • ... se Kathryn Parsons (foto) bashkëthemeloj një startup i cili i mëson njerëzit si të "kodojnë për një ditë"?
  • ... se tenori Robert White gëlltiti një mizë gjatë këndimit të notave më të larta të karrierës së tij?

Java 53[redakto tekstin burimor]

Goditja në stilin biçikletë.
  • ... se Jazzar Pasha i rezistoi me sukses Napoleon Bonapartit në rrethimin e Akrës, duke detyruar një tërheqjen e francezëve nga Palestina?
  • ... se në mes të viteve 2009 dhe 2014, numri i pasagjerëve të Indonezisë është rritur më shumë se trefish, në mbi 94 milionë?
  • ... se goditja në stilin biçikletë (në foto) është një prej aftësive më të njohura në futboll?
  • ... se pianisti Ken Noda kompozoj operën e tij të parë në moshën dhjetë vjeçare?