Wikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/Arkiva/2014

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

redakto Arkivat: 2012 - 2013 - 2014 - 2015 - 2016 - 2017 - 2018 - 2019 - 2020 - 2021 - 2022 - 2023 - 2024 - 2025 - 2026

- Leonardo da Vinçi kishte aftësi të pikturonte me njerën dorë dhe njëkohësisht të shkruante me dorën tjetër.

- Në mesjetë shkrimtari dhe shkencëtari i njohur, Zhyl Vern kishte projektuar nëndetësen, mirëpo dokumenti i tij (skica) fatkeqësisht u shkatërrua.

- Tomas Edisonit iu deshën mbi 30,000 testime për ta vënë në funksion poçin elektrik.

- Adolf Hitleri, Xhengiz Kani, Benito Musolini dhe Napoleon Bonaparta kishin frikë nga macet.

- Në lashtësi ngjyrat për pikturim krijoheshin nga vezët.

- Derri i egër ka nuhatje më të fortë sesa qeni.

- Truri hargjon 50W energji elektrike.

- Devet mund t'a hanë kaktusin pa problem, në përgjitësi të gjitha bimët me gjemba.

- Rrufetë janë 3 herë më të nxehta sesa Dielli.

- Bima e cila rritet më së shpejti është bambusi e cila për 24 orë rritet 135 cm

- Alkooli vret qelizat e trurit.


- Nëna e Adolf Hitlerit gjithnjë kishte dashur ta abortonte Adolfin para se të linde por një mjek e shtyu që ky abort të mos ndodhte dhe kështu lindi fashisti Adolf Hitler.

- Nëse Jupiteri dhe Saturni do shpërthenin atëherë nga qielli do binin Diamante sepse pasuria e diamanteve në këto dy planete është e stër pranishme.

- Në vitin 2036 besohet se Meteori "APOFIS" do ta godas Tokën.

- Brusha për lyerje ekzistonte para 30,000 vjetësh.

- Më 16 Janar 2014, do të dali Hëna e Plotë.

- Forcën e elektromagnetizmit peshqit e përdorin për t'u orientuar.



  • ... Për 24 orë të gjitha çimet në trupin e njeriut arrijnë gjatësi 27 metra.
  • ... Vetia më e keqe e Dioksidit të Karbonit CO2 është se vendin me oksigjen e varfëron duke e kthyer në vend karbonik.
  • ... Frekuenca valore e zërit është energji e nxehtësisë.
  • ... Nëse bërtasim 16 vjet ne me anë të frekuencës valore të zërit mund ta ziejmë një kafe 330ml.
  • ... Adol Hitleri thoshte ne këtë botë populli i vetëm gjithçkameritues janë gjermanët.
  • ... Në vitin 2012 Windows Live Messenger përfundimisht u zhvendos në Skype.
  • ... Naum Veqilharxhi ishte i pari shqiptar i cili më 1844 botoi një abetare të vogël shqiptare të quajtur "Evrati".
  • ... Francezët janë popullikonsumues i venës.
  • ... Abraham Linkolni është figura më elite Amerikane.

  • ... kafeneja e parë e Londrës në vitin 1652 është hapur nga një shqiptar nga Tuzi me emrin Pashk Rosi. Në Muzeun Britanik gjendet një faturë origjinale e shkruar me dorën e shqiptarit Pashk Rosi(Pasqua Rosee) e ekspozuar në stendë nga koha kur kafeneja ishte e hapur dhe se kafeneja gjendet në pjesën më të vjetër të qytetit në Londër ku ka pasur klientë njerëz me shumë famë si John Milton?
  • ... gjatë karrierës së tij Skënder Sallaku ka meritën e të qenit kllouni i parë, i Cirkut shqiptar dhe të çeljes së një rruge të bukur e të dashur për publikun?
  • ... që suedezo-gjermani Johann Erich Thunmann ishte dijetari i parë i huaj i cili paraqiti ndërkombtarisht më 1774 teorinë e prejardhjes së shqiptarëve nga Ilirët?
  • ... studimet e fundit pohojnë se “pauza” e ngrohjes globale qe shkaktuar nga erërat në Oqeani Paqësor dhe ato me kohë do të humbin intensitetin, për pasojë sërish do të “aktivizohet” ngrohja globale?

  • ...sipas etnologut Thanas Meksi hamamet ishin objekte kurimi dhe masazhuese, por gjatë viteve 1840 -1940, ato u kthyen edhe në objekte argëtimi, duke ofruar femra të bukura të qytetit, për t’i shërbyer klientëve me këngë dhe me valle, të veshura me kostume të shtrenjta popullore të Elbasanit?
  • ...venezuelianët janë, për nga natyra, populli më i lumtur dhe optimist ndaj dhe qeveria e Venezuelës ka ndërmarrë një hap të pazakonshëm: krijimin e një zyre kombëtare për Lumturinë?
  • ... studimet e fundit nga Fizika kuantike provojnë se ka jetë të përtejme dhe në librin “Biocentrism: How Life and Consciousness Are the Keys to Understanding the Nature of the Universe“ nga Robert Lanza publikuar në Shtetet e Bashkuara që ka përfshirë gjithë Internetin përmban një nocion të jetës, i cili tregon për një jetë që nuk përfundon kur trupi vdes dhe mund të zgjasë përgjithmonë?
  • ...Shpanët njihen si dinasti princërore, konsiderohen si njëra ndër familjet e hershme fisnike arbëreshe dhe përmenden krahas familjeve më të vjetra: Aranitët, Barbuka, Besosja, Blenishti, Braka, Klange, Grinani, Leti, Limi (Lillini), Mesia (Misia), Skura, Sumbramoni, Verona?

Rregullat e Pasaportës Shqiptare vitet '30
  • ...Yjet më të mëdha “shpërbëhen” me një shpërthim supernove: një proces me energji jashtëzakonisht të lartë, aq sa mund të prodhojë dhe të përhapë në kozmos elementët më të rëndë të hekurit, siç është ari dhe se ka gjasa që vrojtimi i yjeve të ketë frymëzuar lindjen e Filozofisë dhe Kozmogonia pra shpjegimin se si është formuar Universi?
  • ....Albanologët hungarezë kanë qenë ndër më të shquarit lëvrues të historisë dhe gjuhës shqipe ku mund të veçojmë Baroni Franc Nopça , Thalloczin, Daniel Gjergj, Istvan Schutz dhe se Budapesti themeloi në shkurt 2014 bibliotekën e Albanologjisë me libra shqip të dhuruar nga Kosova?
  • ...pashaporta e shqiptarëve në kohën kur Shqipëria ishte Mbretëri, modeli i viteve 1930 ka disa rregulla të cilat duket se kanë qenë të arta si rregullat për kombin, për emrin shqiptar, për gjuhën shqipe, për flamur dhe një urdhër ku këshillohet ruajtja e karakterit kombëtar, bindju ligjeve të vendit?

Rrëqebulli në Shqipëri ose Tigri i Ballkanit
  • ...më 26 Mars 2011 një ekip kërkimor i Shoqatës për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA), pas një pune të gjatë e plotë pasion fotografoi premierë në terren, pas shumë dekadash, në gjendje të egër, në rajonin malor të Shqipërisë veriore Rrëqebullin e njohur ndryshe si Tigri i Ballkanit (Lynx lynx martinoi)?
  • ...shkencëtarët australianë kanë zbuluar se si bleta është në gjendje të bëjë “ulje të sigurta”, me saktësi maksimale dhe butësi në çdo lloj terreni, dishezë, vertikal apo edhe në një lule të paqëndrueshme dhe se “Përgatitja për një ulje të sigurt është një nga sfidat më të vështira për kafshët fluturuese, sikurse për mjetet ajrore” shkruan profesori Mandyam Srinivasan nga Instituti i kërkimeve të Universitetit të Queensland në revistën akademike “Proceedings”?
  • ...në bibliotekën e Akademisë Olimpike Ndërkombëtare ekzistojnë dokumente dhe fakte që vërtetojnë se një nga figurat e shquara që kontribuan për ringjalljen e Lojërave Olimpike pas 15 shekujve ishte Vangjel Zhapa, filantropi nga Labova e Madhe e Gjirokastrës?
  • ...që themeluesi i toponomastikës shqiptare, dom Nikollë Gazulli formuloi se “dieja mbí emna vendesh e mbi fise të Shqipënisë sodë mbështetet ndë gojëdhanë (folklore) por me Toponomastikë, mund të két nji përforcim të mjaftueshëm” dhe sipas akademikut Eqrem Çabej toponimet janë pasuria më e çmuar që ka sot gjindja shqiptare?
  • ...taselat prej allçie të veprës “Gladiatorët” nga skulptori Janaq Paço, kanë qëndruar për më shumë se 30 vjet në mjediset e Muzeut Arkeologjik të Durrësit pasi mbaheshin fillimisht në një nga magazinat e muzeut dhe se sot shpresohet të vendosen sipas projektit të autorit në hyrjen e amfiteatrit të Durrësit?

Triumfi i Shën Gjergjit
  • ...sipas etnomuzikologut Ramadan Sokoli piktura e njohur e Rilindjes Italiane "Triumfi i Shën Gjergjit" është realizuar nga shqiptari nga Korça Viktor Karpaçi një ndër përfaqësuesit me kualitet në Shkollën e Shqiptarëve në Venedik - Scuola degli Albanesi ?
  • ...fizikani gjenial Albert Ajnshtajn ka shkelur tokën shqiptare dhe jo vetëm por u pajis me pashaportë shqiptare nga mbreti Zog, si një mbrojtje që ai i dha hebreut më të famshëm të shekullit të 20-të, madje edhe pse për shumë pak kohë, Ajshtajni në vitin 1931 ka qëndruar në portin e Durrësit, në pritje të anijes?
  • ...sipas Rafael Floqit Shqipëria ka patur diplomaci lobuese me revistën e saj The Adriatic Review në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane me një rol kryesor të luajtur nga shoqata Vatra dhe Fan Noli, Faik Konica , vëllai i tij Mehmet Konica edhe të tjerë , të cilët hodhën qysh me krijimin e Vatrës urat e njohjes dhe bashkëpunimit të ndërsjellë mes Shqipërisë dhe SHBA, përcaktuan grupin e miqve të Shqipërisë, dhe strategjitë e lobimit ndërkombtar për çështjen shqiptare?
  • ...biologu Prof. Lulëzim Shuka ishte i pari i cili zbuloi një lloj tulipani endemik Tulipa Albanica në dy forma i kuq dhe i verdhë me atdhe shqiptar Kukësin dhe se e pajisur me një pasaportë të vetën, kjo bimë gjendet edhe në kopshtin botanik të KopenhagenitDanimarkë ?
  • ...Dinastia e Balshajt ishte njëra prej dinastive më të njohura shqiptare në shekujt XIV -XV e cila e shtriu zotërimin dhe sundimin e saj nga veriu në jug të territoreve mesjetare shqiptare dhe gjuha sllave me Alfabeti cirilik praktikohej nga kancelaritë e fisnikërisë shqiptare krahas gjuhëve të tjera, duke treguar kështu aftësi komunikuese diplomatike me qendra të ndryshme evropiane dhe ato fqinjësore?
  • ...regjisori shqiptar me origjinë nga Maqedonia Izer Aliu me banim në Norvegji ka arritur të ngjitet në kinematografinë europiane falë punës së tij artistike dhe kreative dhe është bërë i njohur me filmin e tij “Ta mbrojmë malin” (To guard a montain) i cili i ka sjellë 11 çmime dhe është ndër dhjetë regjisorët më të mirë në Skandinavia?