Oda

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Disambig.svg Ky artikull shtjellon termin Oda për kuptime tjera të kësaj fjale shiko Oda (kthjellim)
Oda

Oda është dhomë tradicionale shqiptare, dhe merret si dhoma më madhe dhe më e mirë e shtëpisë e cila ka vatrën dhe është e pajisur me disa zbukurime tradicionale shqiptare që vijojnë kryesisht nga mesjeta por edhe më herët.

Oda ka edhe kuptimin e një gjyqi, parlamenti apo më mirë të thuhet një forumi të parisë së një familje patrialkale, fisi, katundi apo qyteze.

Përderisa në odat familjare mbaheshin tubime që trajtonin problemet, mundësi të zhvillimit të gjithëmarshëm dhe merreshin vendime për veprime në të ardhmen.

Është për t'u thënë që edhe gjatë sundimeve të huaja struktura e organizimit të jetës përbrenda shoqërisë shqiptare është mbajtur në jetë nga vendimet e Odës, familjet që nuk ju kanë nënshtruar vendimeve të saja janë injoruar dhe janë marrë si të huaja.

Duket që me ndikimin apo nga vetë tradita gjatë debatimeve janë përdorur teknika të ndryshme të të shprehurit të mendimit. Një nga këto teknika është edhe të diskutuarit me bejte, një e folur e fjalëve të zgjedhura të shqiptuara njëra pas tjetrës rrjedhëshëm me një ritëm që si të tëra japin një si melodi.

Niveli më i lartë në vertikalen e Odave në Kosovë ka mbetur Oda Ekonomike e Kosovës edhe përkundër faktit se një numër i madh e ndoshta të tërat odat e niveleve më të ulta kanë pushuar punën e tyre aktiv.

Burimi i të dhënave[redakto | redakto tekstin burimor]